Ndryshimi në tregun e sigurimeve/ Diferencimi i primeve për autoveturat, përfitojnë shoferët e mirë

17/01/2025 17:46

8 kompanitë e sigurimit që operojnë në tregun shqiptar mbajtën një konferencë të përbashkët ku parashtruan sfidat që i presin përgjatë vitit 2025 që sapo ka nisur.

Kryetar i Shoqatës se Sigurimeve dhe njëkohësisht Kryetar i Asamblesë se Byrosë se Sigurimeve, Kadri Morinaj deklaroi se shoqëritë e sigurimit në Shqipëri, ndonëse kaluan një periudhë 5-vjeçare te vështirë që filloi me tërmetin e vitit 2019, kulmoi me pandeminë Covid 19, dhe kriza globale, ku të gjithë elementët e kostos janë rritur, treguan se i pari për ta është klienti, duke e vlerësuar maksimalisht atë dhe duke mos rritur primet, siç ndodhi rëndomtë në të gjitha aspektet e tjera te jetës ekonomike.

Kryetari i Shoqatës se Sigurimeve dhe Kryetar i Asamblesë se Byrosë se Sigurimeve, Kadri Morinaj tha:

Ky vit filloi me një zhvillim te rëndësishëm, që është diferencimi i primeve për kategorinë e auto veturave bazuar në faktorët e riskut, i cili në themel ka kujdesin ndaj klientit, por dhe qëndrueshmërinë e tregut. Shoqëritë e Sigurimit e kanë mirëpritur ketë skemë të re të llogaritjes së primit mbi bazën e faktorëve te riskut.

Shoqëritë e sigurimit ne Evropë kanë vite që e aplikojnë. Ky model parashikon përfshirjen e faktorëve të riskut mbi primin e sigurimit për kategorinë autovetura.

Është krijuar një ide që faktori i riskut është vetëm bonus malusi. Gjë që nuk është e vërtetë.Kjo është e përcaktuar ne Ligjin nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm ne sektorin e transportit” neni 8, ku shkruhet qe bonus malus bazohet në historikun e dëmeve dhe është një ndër faktorët e riskut.

Gjithashtu në zbatim te parimeve juridike, por dhe për ti ardhur ne ndihmë konsumatorëve, për vitin 2025 ky faktor është konsideruar 1. Që do të thotë, nuk ka ndikim dhe janë te lutur te gjithë përdoruesit e rrugës të rrisin kujdesin në mënyre që të bëjnë sa më pak dëme dhe të përfitojnë bonusin ne vitin 2026.

Si qëllim kryesor ka ndërgjegjësimin e klientëve te jenë te përgjegjshëm në përdorimin e rrugës. Klientët që sigurohen për herë të parë përsëri ketë koeficient e kanë 1.

Klientët që nuk kanë dëme përfitojnë bonus 2%-5%, ne vitin 2026.  Mosha e përdoruesve të mjeteve ka ndikim, kjo për të shikohet dhe historiku i dëmeve duke evidentuar përdoruesit në moshë të re dhe pa përvojë të mjetit.

Edhe këtu është bërë kujdes që të mos penalizohen dy herë drejtuesit e rinjë pasi faktori i moshës të të siguruarit dhe eksperiencës ne drejtim e mjetit nuk kane mbivendosje.”

 

  1. Mosha e makinës ka ndikim pasi është synuar mbështetja për makinat e reja, përfshirë edhe ato elektrike, apo hibride.
  2. Makinat me kubikazh te ulët deri në 1800 CC përfitojnë ulje të primit nga 3-10%.
  3. Ligji nr.32/2021 “Për sigurimin e detyruar në sektorin e transportit” në nenin 7 për tarifat e primit te sigurimit përcakton qe shoqëritë e sigurimit përcakton vetë tarifat e sigurimit. AMF me akte rregullatorë ka përcaktuar metodologjinë e hartimit te primit.
  4. AMF dhe shoqëritë e sigurimit kane marre te gjitha masat per zhvillimin e sistemeve, sigurinë e databezave dhe informacionit, kontraktimin me aktoret e tjerë ne Shqipëri për të marre të gjitha të dhënat e duhura për një përllogaritje të koeficienteve të rrezikut në mënyrë të saktë, të shpejtë dhe realiste.

Nisur nga ecuria e këtyre viteve, por dhe parashikimet optimiste të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare për zhvillimin e Shqipërisë, mendojmë që viti

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA