Nevoja për gjak e lartë/ Ka më pak dhurues vullnetarë, dhjetë në 1 mijë veta

16/01/2025 13:25

Në Shqipëri nevojiten çdo ditë 80 njësi gjaku, ndërsa përpos rasteve urgjente që mund të shfaqen, 600 të sëmurë me talasemi në të gjithë vendin kanë nevojë rregullisht për gjak.

Gjithnjë e më shumë numri i dhuruesve po vjen duke u ulur dhe kjo për shkak të uljes së numrit të popullsisë.

Kryqi i Kuq shpesh herë organizon fushata sensibilizuese të cilat në fokus të tyre kanë informimin, jo vetëm për nevojat për gjak, por edhe përfitimet që dhurimi sjell tek vetë dhuruesi.

Në 1 mijë persona në Shqipëri, vetëm 10 dhurojnë vullnetarisht gjak. Ndërkohë një studim së fundmi ka treguar se dhuruesit e rregullt kanë më pak shanse të preken nga ataku kardiak, infarktet dhe kanceri.

Gjithashtu dhurimi i rregullt është trajtimi kryesor jetëshpëtues i të sëmurëve me hemokromatoz të lindur si dhe me policitemi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA