Inside Story/ Favorizimi i evazionit, ujësjellësi i Vlorës tendera kompanive pa dokumentet e kontributeve

15/01/2025 21:49

Ajo që është më e rënda në historinë e evazionit është favorizimi i subjekteve abuzuese nga institucionet apo shoqëritë publike.

Ne kemi hulumtuar mbi raportet zyrtare shtetërore ku zbulohet se privatët jo vetëm rezultojnë debitorë, por lejohen të përfitojnë fonde publike. Në disa raste, ndërmarrja e Ujësjellësit në Vlorë ka lejuar të paktën 5 procedura tenderuese subjekte të cilat nuk kanë dorëzuar dokumentet e shlyerjes së kontributeve. Pra, janë shpallur fitues kompani që nuk kanë shlyer kontributet.

Në 5 raste në dosjet e Prokurimeve nuk disponohet të gjitha dokumentacionet e përcaktuara në kriteret e ftesës për ofertë, vërtetime që nuk është në proces falimentimi, pagesat mbi detyrimeve të kontributeve për sigurimet shoqërore, deklarata për përmbushjen e specifikimeve teknike, disponueshmërisë e mjeteve të transportit etj. të cilat përbëjnë shkualifikim të operatorëve për mos plotësimin e tyre ndërkohë që nga komisioni i prokurimit me vlera të vogla edhe këto kritere nuk janë përmbushur operatorët janë shpallur fitues.

Në tërësi, detyrimet e shoqërisë së ujësjellësit Vlorë shkojnë plot 1.2 miliardë lekë. Në prokurime, janë kryer skualifikime të padrejta që i kanë rënduar buxhetit 13 milionë lekë të reja.\

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA