
Gjendet një motor i djegur në zonën e “Kodrat e Sharrës”, i cili dyshohet se i përket autorit që ka kryer ekzekutimin një natë më parë të biznesmenit Bujar Nasufi.
Ndërkohë vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Deri më tani ende nuk ka një pistë hetimi, por burime jo zyrtare bëjnë me dije se dyshohet për konflikte pronësie. Viktima rezulton një person i paskeduar më parë nga policia, dhe njihet si person jo problematik.
Motori i djegur
Top Channel