Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Korçës.
Puna për pastrim dhe kriposje ka nisur prej mëngjesit në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, Grabovicë e në çdo aks të qarkut të prekur nga dëbora për largimin e saj nga rruga dhe gjithashtu për kriposjen.
Aktualisht nuk ka asnjë problematikë nga reshjet, rrugët janë të hapura por autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve që duhet të bëjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë në zonat e prekura nga reshjet.
Çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm.
Ndërkohë që këtë mëngjes reshjet e dëborës janë prezentë edhe në qytetin e Korçës.
Aktualisht reshjet e dëborës vijojnë të bien edhe në rrethin e Pogradecit, ku nuk raportohen bllokime të akseve rrugore që lidhin Qafë Thanën me Pogradecin dhe Pogradecin me Korçën.
Për shkak të intensiteti të lartë të dëborës, edhe pse kryhet në vazhdimësi pastrimi me borëpastruese përsëri ka prezencë të dëborës por që nuk ka shkaktuar probleme.
Vetëm në pak raste janë evidentuar mjete të cilat patën vështirësi në qarkullim për shkak të mungesës së gomave dimërore.
Dëbora me intensitet më të lartë në qarkun juglindor është regjistruar në qytetin e Pogradecit. Akset nacionale aktualisht janë të qarkullueshme pa zinxhirë.
Dëbora ka zënë edhe në zonën e Mokrës por aktualisht nuk raportohen fshatra të izoluar megjithëse në zonat më të thella rekomandohet dhe kalimi me zinxhir.
Për shkak të situatës së kushteve të motit policia e juglindjes ka rritur patrullimet dhe postoblloqet në kuadër të mbarëvajtjes së situatës.
Top Channel