Një lëndë plasëse dyshohet se ka shpërthyer në një apartament në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:45, në banesën e një gruaje në katin e nëntë, në rrugën “Sadik Petrela”.

Forcat e Policisë, që kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njeri në banesë, kanë konstatuar në ballkon, xhamin dhe vetratën e ballkonit të dëmtuar, që dyshohet se janë dëmtuar nga lëndë plasëse.

Nuk dihen autorët e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që pritet zbardhja e ngjarjes nga grupi hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA