Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier – Lushnjë, në vendin e quajtur Vajkan.

Një automjet i policisë është përplasur me mbrojtësen metalike.

Mësohet se furgoni i forcave “Shqiponja” është aksidentuar, pasi një autoveturë i ka prerë rrugën dhe për të shmangur përplasjen me mjetin, ka goditur barrierën.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që sikurse duket nga pamjet që sjell korrespondenti i Top Channel, Neritan Trifoni, mjeti i policisë është dëmtuar. Pritet që grupi hetimor të zbardhë shkaqet e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA