EMRI/ Atentati me armë zjarri në Vlorë, të plagosur dy persona, mjeti “shoshë” nga breshëria e plumbave

18/12/2024 22:01

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën mbrëmjen e së mërkurës, me një atentat të ndodhur në lagjen “Çole”, ku mbetën dy të plagosur.

Gazetari Mikel Marsi raporton për Top Channel se ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim në lagjen Çole të Vlorës, ku drejt një automjeti që dyshohet se i përkiste shënjestrës, janë lëshuar një breshëri plumbash.

I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Kejvin Hajrulla, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatorëve, teksa i plagosuri tjetër ka mbetur dhe Armand Spahiu, i cili ishte shitësi i një dyqani që e kanë është goditur nga të shtënat.

Një banor i cili ka parë ngjarjen tregon që në momentin kur dëgjoi të shtënat, është shtrirë në dyqan, ndërkohë dhe për kolegun e tij që u plagos rastësisht tregon që e njihte pak dhe ishte në mjedisin e punuës kur u plagos.

Menjëherë pas ngjarjes, është gjetur dhe një makinë e djegur në fshatin Panaja të Vlorës, e cila dyshohet se i përkiste autorëve të atentatit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA