EKSKLUZIVE/ Mbetjet toksike në port, Prokuroria peng i grupit të ekspertëve që do hetojnë përbërjen e kontenierëve me lëndët e rrezikshme

18/12/2024 19:42

Autoritetet hetimore në Shqipëri nuk e kanë përcaktuar ende kategorinë e rrezikshmërisë të përmbi 800 tonëve të sekuestruara për llogari të hetimeve të Prokurorisë Durrës.

Ndërkohë grupi hetimor vazhdon të presë përgjigje nga institucionet vendase për listën e ekspertëve që do të ngarkohen nga hetuesit për të përcaktuar kategorinë e mbetjeve

Prokuroria e Durrësit tha për TCH se po vazhdon hetimet për transportim mbetjesh, kontrabandë me mallra  të ndaluara dhe shpërdorim detyre e megjithëkëtë procedimi vazhdon i regjistruar pa emra konkretë të dyshuarish.

Kontenierët që kishin si destinacion Tajlandën të kthyer në Shqipëri dhe nën sekuestro nuk janë hapur ende, mbasi grupi i hetimit nuk ka gjetur listën e ekspertëve që do të kryejnë analizat shkencore të mbetjeve industriale, dërguar sipas një marrëveshjeje eksporti nga shoqëria Sokolaj që i kishte blerë nga kompania Kurum në Elbasan.

Grupi i hetimit i tha Top Channel se ka sekuestruar edhe këtë vendim të ministres së Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila i ka hequr operatorit Sokolaj licensën për transportin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. Kontrollet kanë konstatuar se Sokolaj nuk ka përmbushur kushtet e licensës

Ky hetim administrativ është kundërshtuar gjyqësish në gjykatën administrative.

Gjykata administrative nuk ka shpallur ende vendim, ku palë janë veç subjektit privat edhe agjencia kombëtare e mjedisit që përmes drejtorisë së inspektimit e ka gjobitur Sokolajn dhe masën e 1milionë e 300 mijë lekëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA