Emrat/ Atentati me shënjestër Hajrullën, i plagosur edhe shitësi i një dyqani, e kapën plumbat gabimisht
18/12/2024 22:18
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës, ku më shumë se 20 plumba janë zbrazur drejt automjetit të Kejvin Hajrullës.
Si pasojë ka mbetur i plagosur 30 vjeçari, por edhe një shitës dyqani, të cilin e kanë kapur plumbat gabimisht. Gazetari i Top Channel Mikel Marsi bën me dije se ai është identifikuar si Armand Spahiu.
Të dy ata ndodhen në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve. Pas ngjarjes është gjetur edhe një automjet i djegur në afërsi të fshatit Panaja, i cili dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.
Top Channel