Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë, dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

15/12/2024 16:09

Shirat e një ditë më parë kanë përmbytur një pjesë të tokave bujqësore të bashkisë Divjakë.

Në Mërtish dhe Sektor Gradisht është bërë e pakalueshme për automjetet aksi rrugor pasi kanë dale nga shtrati ujërat e Emisarit të Myzeqesë. Është përmbytur ura lidhëse e disa fshatrave dhe niveli i ujit arrin mbi 1 metër. Siç shikohet dhe nga pamjet ura është zhdukur totalisht.

Për të kaluar në nga njëra anë në tjetrën banorët duhet të kalojnë rreth 10  kilometra të tjera.

Ajo që bie në sy në këtë vend të përmbytur është dhe mungesa e autoriteteve lokale për të orientuar banorët nga duhet të kalojnë, pasi shumica e tyre nuk kanë informacion që kjo rrugë është e pakalueshme.

Por nga krahu tjetër  shirat kane sjell probleme dhe në të mbjella. Shumë toka bujqësore janë nën pushtimin e ujit duke shkaktuar dëme në të mbjellat me grurë.

Mungesa e pastrimit të kanaleve  është një problem që banorët e kësaj zone e vuajnë prej kohësh.

Por një e mirë për banorët është se shirat kane sjell peshq në kanale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA