Në seancën e verifikimit të hetimeve dy mujore avokati i Rexh Byberit tha se klienti i tij ka probleme shëndetësore dhe për këtë arsye duhet ndryshuar masa e arrestit shtëpiak.
Gjyqtarja Etleva Deda në një seancë me dyer të mbyllura vendosi që të lërë në fuqi masën e arrestit shtëoiak per kryebashkiakun e Tropojës i hetuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim me nën kryetarin.
Nga ana tjetër gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se sot pritej të komunikohej mbyllja e hetimeve për dy funksionarët e pushtetit lokal të Tropojës, por kryebashkiaku nuk u paraqit . Ndaj prokurori i çështjes siç bëjnë me dije burimet nga grupi i hetimit këtë fazë proceduriale e ka shtyrë.
Ndërkohë avokati i kryebashkiakut zoti Artan Lazaj i tha Top Channel se do kërkojë riekspertim të dëmit ekonomik dhe mjedisor pasi nga të gjitha aktet rezulton se nga ana e Bashkisë nuk është shpenzuar asnjë lek. Sot- tha Artan Lazaj- nga ana e qeverisë po për këtë rrugë që është nën hetim, me sa jam informuar është miratuar fondi nga ana e qeverisë që e ka kërkuar Bashkia e Tropojës me objekt rehabilitimin e kësaj rruge.
Pyetjes së Top Channel se perse nuk u paraqit këtë të premte Rexh Byberi – Lazaj u përgjigj : është e drejta e tij proceduriale që interesat e tij ligjore të përfaqësohen nga avokati mbrojtës në mungesë.
Top Channel