Lirohet nga detyra drejtoresha e Teatrit të Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina

13/12/2024 19:00

Abigeila Voshtina është liruar nga detyra e drejtoreshës së Teatrit të Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Vendimi u mor sot në Këshillin e Ministrave, por arsyet e shkarkimit të Voshtinës nuk dihen.

Ajo mori këtë detyrë në vitin 2022, kur zëvendësoi në postin e drejtorit të TKOB Zana Çelën.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TEATRIT KOMBËTAR TË OPERËS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Znj. Abigeila Voshtina, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.
2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA