Konferenca e Tretë Ndërqeveritare BE-Shqipëri më 17 dhjetor, zbardhen kapitujt për të cilët çelen negociatat

13/12/2024 20:12

Në faqen zyrtare të Komisionit të Europës është publikuar agjenda e Konferencës së Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, që do të mbahet në Luksemburg më 17 dhjetor.

“Takimi i tretë i Konferencës së Aderimit me Shqipërinë në nivel ministror do të mbahet në Bruksel më 17 dhjetor 2024.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Klasterin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke përfshirë kapitujt e mëposhtëm negociues:

Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme

Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

BE ka hapur tashmë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë për Klasterin 1: Bazat.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA