“Pati përpjekje për ta penguar procesin e anëtarësimit”, Rama: Sikur kryeministri ka një plan të errët për të bllokuar SPAK dhe të kthejë përmbys reformën në drejtësi

11/12/2024 17:20

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsioni.

Ai u shpreh se ka pasur përpjekje për të penguar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke thënë se kryeministri ka një plan të errët për të bllokuar SPAK-un.

Rama: Që nga dashamirësit, deri tek kritikët nuk e kanë idenë e fazës së negociatave për anëtarësimin në BE fare, sepse përtej asaj që duket dhe asaj që lexohet sipërfaqësisht kjo fazë është në fazë marramendëse sa i përket detyrave konkrete që duhet të kryejë republika e Shqipërisë, jo qeveria thjesht.

Ambicia jonë është ta ta anëtarësojmë vendin brenda kësaj dekade, shtuar edhe plani i dakordësuar shumë agresiv së bashku me KE që t’i përfundojë detyrat brenda 2027, na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat, dyshimet dhe lërë pastaj me akuzat apo edhe me përpjekjet për ta penguar procesin, natyrisht u gjet një fjalë magjike e ditëve tona që 6 muaj të shkonin dëm, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi, prandaj bëjnë mbledhje sekrete dhe po thurin një komplot, kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe shumë forca që angazhohen për të dalë në mbrojtje. E kisha të pamundur ta evitoja këtë çështje se dua t’ja kujtoj të gjithëve duke nisur nga aleatët dhe vijuar me ata që janë përfshirë si ekspertë.

Rama: BE nuk fal asgjë, nuk duron asgjë, kur vjen puna tek standardet dhe kriteret që duhet të plotësojë një shtet nuk ka as gjeopolitikë, as luftë as kriza të çfarëdo natyre që mund ta bëjnë be, që hajt t’i mbyllim sytë. Është e vërtetë sa edhe Ukraina kur ka këtë mbështetje kolosale kur vjen puna tek hapat për të qenë në BE dhe s’do të jetë anëtare nëse s’i kryen detyrat.  Ky proces është një bekim për ta ndërtuar Evropën këtu, është fat që jemi në qendër të Evropës dhe jo në Afganistan sepse kemi siç ka komision i posaçëm tërësi ekspertësh që sjellin dijen e tyre.

Tek dija një vend si i yni me një traditë mizerabël në raport me drejtësinë që nga 1912 nuk ka ngritur një akuzë të vetme për një njeri të pushtetshëm nga një prokuror apo gjykatës i pavarur mund ta marrim falë be, që është pikërisht banka e dijes lidhur me si ndërtohet një jetë institucionale e një vendi. Sot Shqipëria është vendi i parë në rajon për prokurimet publike dhe për të arritur në këtë konkluzion be që nuk është një gazetë gjermane përdor një instrument që deri më sot nuk është kontestuar kurrë, ekspertë që analizojnë vendet.

Perceptimet janë po aq të rëndësishme sa faktet në fund të ditës, pse u hodhëm të parët dhe thamë duhet një dallgë e re. Po nuk e bënë të tjerët nuk e bëjmë dot Shqipërinë anëtare në BE. Fjala shoqëri civile dhe fjala rehati në një cep nuk shkojnë me njëra tjetrën shoqëria civile shihet si armiku më i madh në territor sepse përballet, kështu që në këtë aspekt duhet ta merrni edhe atë që thash që disa prej jush u goditën si një medalje që ju jeni shoqëri civile.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA