Bashkia e Londrës refuzon planin për super-ambasadën kineze: Nuk e kontrollojmë dot (fotot)

11/12/2024 21:50
Ambasada aktuale kineze ne Londer

Por aktivistët kundër planit të ndërtesës gjigante të Pekinit në Londër thonë se shpejt vendimi “do të hiqet nga duart e popullit për t’u miratuar.”

Një nga bashkitë e qendrës së Londrës ka mohuar përkohësisht planet për propozimin e Kinës për një super-ambasadë, duke cituar si arsye “sigurinë e rezidentëve dhe kontrollin e saj”, por aktivistët thonë se vitin që vjen vendimi do të miratohet gjithsesi.

Kina ka dorëzuar sërish aplikimin për të ndërtuar një ndërtesë gjigante në Londër si ambasadë megjithë refuzimin ne 2022 pas fushatës së aktivistëve që thonin se do të shtonte spiunazhin dhe kontrollin e qytetarëve kinezë në Angli.

Aplikimi për rindërtimin e kompleksit vetëm 5 km larg ndërtesës së parlamentit britanik Westminster që është blerë nga qeveria kineze gjashtë vjet më parë, është refuzuar dje nga bashkia e Tower Hamlets për herë të dytë.

“Një seri shqetësimesh u diskutuan nga komiteti dhe anëtarë të shoqatave”, tha një zëdhënës për mediat.

Ai shtonte: “Komiteti zgjodhi të refuzonte prej shqetësimeve mbi sigurinë e rezidentëve dhe turistëve, ruajtjes së trashëgimisë, burimeve të pakta policore dhe natyrës së ngjeshur të zonës”.

Por zyrtarët shtonin se vendimi final i mbetet sekretares së strehimit Angela Rayner, e cila kishte ndërhyrë në çështjen muajin që shkoi duke cituar si arsye “çështje me rëndësi kombëtare.”

Policia e Londrës tha më herët se ambasada gjigante do të kërkonte burime të shtuara për policimin he “sigurinë publike”.

Komisioneri i policisë Jon Savell, tha se “zona qendrore përfshihet shpesh nga protesta ose trafik i rënduar, prandaj është e vështirë për policisë sigurimi i komunitetit”.

“tejmbushja me protestues nga trotuaret kompromenton rrugët dhe policia nuk ruan dot sigurinë e njerëzve pa mbyllur ose bllokuar trafikun dhe pa shkaktuar trazira për bizneset”.

Të tjera grupime shqetësoheshin për “infiltrime spiunazhi kinez” në operacione kundër minoriteteve si grupet tibetiane ose ujgure, aktivistë nga Hong Kong.

Ndërsa një zëdhënës i ambasadës së Kinës tha se plani i ambasadës “një projekt i një cilësie të lartë zhvillimi,” dhe se vendimi ishte “shumë zhgënjyes, shkruan rrjeti RadioFreeAsia.

FOTO GALERI
1/3
Perleshje ne Londer mes aktivisteve pro-demokraci dhe rojeve te ambasades kineze

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA