“20 mijë euro ose të publikojmë videot intime”, kërcënuan 36-vjeçarin, arrestohen tre të rinj, mes tyre edhe një vajzë

06/12/2024 12:58

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi kërcënuan me video intime një 36-vjeçar.

Në kuadër të operacionit “Shtrëngimi” u ekzekutuan urdhrat për ndalimin e shtetasve A. M., 29 vjeç dhe M. Sh., 26 vjeçe, si dhe më datë 24.10.2024, u arrestua në flagrancë, duke i marrë paratë 36-vjeçarit, shtetasi S. S., 23 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit e kanë kanosur 36-vjeçarin, që t’iu jepte 20 000 euro, në mënyrë që ata të mos i publikonin fotografi dhe video me përmbajtje intime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA