I ftuari i radhës në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin, ishte hoxhë Ahmed Kalaja, i cili foli rreth fesë myslimane, duke “shuar” edhe disa kuriozitete.
Një nga këto është edhe sa herë i lejohet një myslimani të martohet.
“Puna e katrës nuk është e obliguar as e orientuar është diçka që është lënë në bazë të traditës, ato vende që e kanë traditë le ta bëjnë, unë nuk e sugjeroj. Sepse ne kemi tre probleme. Nuk e kemi kulturën, po dhe besimin nuk e kemi atë që duhet, po dhe kushtet nuk i kemi”, tha Ahmed Kalaja.
I pyetur se “po për ata që thonë që mund të martohesh me 7 gra”, hoxha u përgjigj se “nuk është thënë që myslimani i vërtetë është ashtu, ngaqë kanë shumë dashnore dhe na akuzojnë neve që kemi 7”.
Në një moment gjatë intervistës, moderatorja i kërkon hoxhës që ta mbulojë me shami, si një myslimane. Teksa i kërkon të bëjnë ‘muhabet’, Ilnisa e pyet se “çfarë do të thotë kjo fjalë?”. Hoxha iu përgjigj menjëherë “dashuri” dhe më pas shtoi: “Por nuk do bëjmë se jemi para kamerave”.
Ilnisa Agolli: Kam marrë një shami me vete, do më mbulosh?
Ahmed Kalaja: Po prit, tani?
Ilnisa Agolli: Do bëjmë muhabet?
Ahmed Kalaja: Mbaruam?
Ilnisa Agolli: Muhabet është fjalë arabe, e di ti?
Ahmed Kalaja: Po.
Ilnisa Agolli: Çfarë do të thotë muhabet?
Ahmed Kalaja: Dashuri, por nuk do të bëjmë se jemi para kamerave.
Ilnisa Agolli: Do që të na vrasi Moza, apo? Do më mbulosh?
Ahmed Kalaja: Po, me shumë kënaqësi.
Top Channel