Detajet/ Aksidenti me dy viktima në autostradë, autobusi po vinte nga Berati për në Tiranë, shoferi dyshohet se pësoi infarkt, plagosen 17 persona
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një mesazh që, sipas tij, qarkullon në grupet e WhatsApp-it të protestuesve, ku flitet për dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike dhe strategjinë që duhet të ndjekë protesta.
Duke ironizuar përmbajtjen e mesazhit, Rama shkruan se “Ondrra n’bezë i quajnë tironsit këto historitë e kores së zezë të mbetjeve social-politike mbi ujin e pastër të protestës”, ndërsa fton ndjekësit ta lexojnë vetë atë që, sipas tij, po diskutohet në këto grupe.
Postimi i plotë:
ONDRRA N’BEZE i quajnë tironsit këto historitë e kores së zezë së mbetjeve social-politike mbi ujin e pastër të protestës, po aman lexojeni vetë çfarë më çon një protestues në arrati nga grupet whatsap, ku u bëkan plane madhështore të cilat flasin vetë për nivelin e udhëheqjeve imagjinare të “Shqipërisë së re”
“Zoti kryeministër! As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh dhe këtë po ta them unë një njeri që s’të do po që e kuptova si protestues i ndodhur me lloj-lloj soj intelektualësh gjoja nëprë grupe whatsapi se ti o Ramses je e keqa më e vogël! Shih ca deliresh dhe jo me flamingo s’kanë punë këta po jan një rracë derri që dhe duan pushtet dhe nuk mbushin hic pupupu o Zot”
Mesazh forward nga i njëjti numër:
“1. Mendoj se fokusi te doreheqja e panegociueshme. Nuk duhet te humbim kohe duke kerkuar ndryshime ligjesh specifike. Rama eshte mjeshter i propagandes. Po kerkuam ligje, do t’i shfuqizoje taktikisht, do thote “jua plotësova kerkesat” dhe do te mbaje karrigen. Doreheqja eshte kushti i pare dhe i panegociueshem!
2. Ne ndryshim nga avokati duke mos krijuar qeveri teknike, kalimi direkt ne zgjedhje te parakohshme eshte kurth. Nuk ka kohe fizike per krijimin dhe regjistrimin e partive te reja nga radhet e protestes. Qeveria teknike ngrin sistemin, garanton paanshmeri dhe u jep kohe(9-12muaj) forcave te reja te organizohen si te barabarta.
3. Presidenti dhe trupa diplomatike (Ambasadat SHBA/BE) duhet te vihen ne dijeni menjehere permes nje dokumenti te protokolluar zyrtarisht. Nderkombetaret mbeshtesin procedurat ligjore; kur shohin dokument zyrtar, na njohin si levizje shtetformuese dhe jo si revolte rruge.
4. Hapja e Frontit Ligjor (KQZ & Kushtetuese). Duhet te pergatitet qe tani kerkesa per ndryshimin e Kushtetutes dhe Ligjit per Referendumet. Nuk kemi kohe per te humbur. Duke depozituar kerkesen ne KQZ, hapim nje proces zyrtar me afate ligjore dhe krijojme nje presion te dyfishte: popullin ne rruge dhe popullin me letra ne dore duke firmosur neper tenda.
5. Censusi per regjistrimin e popullsise eshte baza per pregatitjen e zgjedhjeve te reja”
Top Channel