Drejtuesi politik i PD i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj zhvilloi një takim me qytetarët e Laçit këtë 4 dhjetor.
Të pranishëm ishin gjithashtu deputetët Elda Hoti, Kastriot Piroli dhe Kryetari i PD-së të Kurbinit, Edmond Shkoza, në një takim ku Gjekmarkaj thotë se u diskutuan problemet dhe shqetësimet kryesore të banorëve, duke u premtuar ndryshimin nëse fitojnë zgjedhjet.
Në një postim në rrjetet e tij sociale, demokrati shkruan se beteja për lirinë e kreut të PD, Sali Berishën, është motivuese, nëse ajo për Saliajnin vazhdon ende, pasi ndodhet ende në qeli.
Postimi i plotë i Agron Gjekmarkaj
Kurbini zgjedh ndryshimin, zgjedh PD!
Sot së bashku me deputetët znj.Elda Hoti, z.Kastriot Piroli dhe Kryetarin e PD-së të Kurbinit, z. Edmond Shkoza zhvilluam një takim me demokratë e qytetarë të Laçit!
Pjesmarrja mbreslënëse është një motiv më shumë për betejën e Pranverës e cila do t’i sjellë Shqipërisë rrotacionin e shumëpritur politik!
Beteja e fituar për lirinë e Sali Berishes është një ngjarje motivuese për demokratët dhe shoqerinë!
Beteja jonë vazhdon sepse arrestimet politike vazhdojnë ende mbi ne! Ervin Salianji, Nënkryetar i Grupit Parlamentar dhe Anëtar i Kryesise së PD-së vazhdon e vuan burgosjen politike!
Keqeverisja e Edi Ramës dhe keqeverisja e Majlinda Carës po krijon kudo plagë shoqërore! Korrupsioni, varfëria, banaliteti dhe shkretimi i vendit ecin krah për krah!
Zgjidhja është rikthimi i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit e bandave. Zgjidhja është rikthimi i PD-së në pushtet!
Oferta e saj ekonomike, 200 euro minimumi jetik, 200 euro pensioni minimal, 500 euro rroga minimale, 1200 euro rroga mesatare, 160 milion euro menjëherë për bujqësinë, rrogat me të lartat në rajon për mësuesit, pedagogët e mjekët!
Demokratët kujtojnë me krenari realizimet e qeverisë demokratike, Shqipëria në NATO, Shqipëria pa viza, infrastuktura moderne 10 mijë km me kosto të ulët, jo 20 milion euro për km, rritjen e parë serioze të rrogave e pensioneve, buxhetin substancial, Tab-in, luftën dhe asgjësimin e 130 bandave, marrveshjen e Asocim-Stabilizimit me BE-në e shumëçka tjetër!
Nga ky takim ftuam çdo opozitar, çdo demokrat, çdo qytetar, çdo socialist që deshiron të mos ndihet nën presion dhe të mbetet numër po të ketë dinjitet si individ i Kurbinit, t’i bashkohet përpjekjes së PD-së për zgjidhje të lira e të ndershme. T’i bashkohet fitores!
Qarku i Lezhës di të ndryshojë e di të fitojë, di të bëhet shembull i së ardhmes që duam! Deputetët e Lezhës, znj. Hoti, znj. Metalia dhe z. Piroli kanë bërë pa reshtur betejat e tyre për transparencë për të mbrojtur interesin publik, vlerat më të mirat të demokratëve !
Top Channel