“Jeni mësuar me modelin e biznesmenit që i kërkoi ‘Taulanti’ 100 mijë euro”, Balla përplaset me Kaprin, i nxjerr SMS-të: Mu lute të ruaja votat nga komisionerët e PD
Seanca e sotme parlamentare ka nisur sërish pa prezencën e deputetëve të PD. Në foltore ka folur deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri. Ai foli për protestat, ku nuk mungoi replika me Taulant Ballën.
“Rikthehem në këtë sallë pas 20 ditësh përjashtim, që nuk e di përse ndodhi. Si mund të ndaloni një deputet të flasë për çështjet që ai kërkon. Nëse ju i thoni parlament këtij, nuk e di çfarë mund të them më tepër.
Teksa po vija në parlament, ishte rrethuar me policë, sepse ju u trembët nga vezët. Veza është akt civil, jo dhune. Dhe ata që kanë marrë përsipër vezët duhet të vijë turp. Edhe ata që janë mbushur koshat e plehrave me fotot e tyre.
Sidomos ty z.Balla, janë mbushur koshat me fotot tuaja. Qetësia e vetme që gjeni është në Bruksel, duke luajtur me letra. Ju me paratë e buxhetit paguani një këngëtar që është adhurues i Hitlerit”, tha Kapri mes të tjerash.
Top Channel