Video/ Ndarja papritur nga jeta e Jayden Adams, momenti kur mesfushori afrikan qëndron vetëm ndërkohë që skuadra festonte

12/07/2026 20:40

Vetëm pak ditë pas përfundimit të aventurës historike të Afrikës së Jugut në Kupën e Botës, një lajm i rëndë ka tronditur futbollin e këtij vendi.

Mesfushori i Bafana Bafana, Jayden Adams, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare. Lojtari, i cili kishte qenë pjesë e kombëtares në Botëror dhe kishte regjistruar tre paraqitje gjatë turneut, është kthyer në qendër të vëmendjes pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.

Në pamjet që po qarkullojnë, shihen lojtarët e Afrikës së Jugut duke festuar kualifikimin historik në fazën me eliminim direkt të Botërorit. Mes këngëve, kërcimeve dhe atmosferës së gëzimit në dhomën e zhveshjes, vëmendjen e shumë tifozëve e ka tërhequr një moment i veçantë: Adams shihet i ulur në stol, në sfond, i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës dhe pa marrë pjesë në festime.

Pamjet kanë marrë një tjetër kuptim pas konfirmimit të lajmit tragjik për vdekjen e futbollistit, duke shkaktuar reagime të shumta nga tifozët dhe komuniteti sportiv.

Adams ishte një nga talentet më premtues të futbollit të Afrikës së Jugut dhe aktivizohej me Mamelodi Sundowns, një prej klubeve më të mëdha të vendit.

Top Channel