Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe dëshmive, Policia zbuloi se në konfrontim ishin përfshirë në fakt 9 nxënës të shkollës.

Pra, kemi të bëjmë me më shumë persona të përfshirë në ngjarjen e rëndë që tronditi të gjithë shqiptarët. Emrat e të gjithë personave të përfshirë në konflikt pasqyrohen në dosjen hetimore që Inside Story disponon.

“Shtetasit e identifikuar nga policia Martin Cani, Mario Përlleshi, Kledon Bejkaj, Luis Meçja, Marseld Sina, Armand Marku, Klevis Tema dhe një person tjetër kanë shkuar në vendin ku dyshohet se ka ndodhur goditja mes viktimave Martin Cani dhe Luis Mecja e cila nuk fokusohet nga kamera”.

Pra, momenti i goditjeve fatale me thikë nuk fiksohet nga kamerat pavarësisht konstatimit me pamje të gjithë dinamikave të tjera. Babai i Luis Meçajt, Fiqiriu, në daljet e tij publike në Top Channel, por dhe në media të tjerë vendosi theksin te prania e një adoleshenti tjetër në sherr.

Fiqiriu, bazuar nga procesverbali ku citoheshin emrat e 5 personave të pranishëm në ngjarje, bëri thirrje publike që policia të arrestonte shokun e Marios, Kledion Bejkajn, si të përfshirë në sherr.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA