“Autorët të mbajnë përgjegjësi”, ministri britanik dënon sulmin në Zubin Potok: Duhet hetim urgjent

01/12/2024 08:16

Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Evropë, Stephen Doughty ka dënuar sulmin terrorist mbi kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok të premten.

Sulmin ndaj kanalit të ujit, ai e quajti të tmerrshëm.

Përpjekjet e suksesshme të punonjësve të urgjencës për të frenuar dëmet kanë rivendosur infrastrukturën jetike. Duhet të ketë hetim të plotë urgjent. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh ai përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke i nxitur autoritetet kosovare ta akuzojnë Serbinë për sulm “kriminal dhe terrorist” ndaj infrastrukturës jetike të vendit.

Duke folur në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Mitrovicën e Jugut, ministri Xhelal Sveçla tha se shpërthimi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, i cili furnizon disa pjesë të vendit me ujë, ishte më i rëndi ndaj infrastrukturës kritike të vendit që pas luftës në Kosovë më 1998-1999.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA