Protestuesit pro-Palestinë bllokojnë paradën festive në New York (video-foto)

29/11/2024 17:17

Policia tha se ka arrestuar të paktën 25 njerëz që penguan paradën e ‘Thanksgiving’ në New York.

Ata ishin protestues pro-Palestinës që ndërprenë përkohësisht paradën në qendër të Manhattan duke bërë të ndalonte tulumbaci gjigant i quajtur nga organizatorët ‘Ronald McDonald’.

Teksa brohorisnin “Palestina e Lirë,” protestuesit hapën një pankartë të madhe ku shkruhej “Mos celebro genocidin,” “Ktheni tokën,” dhe “Ndalo dërgesat e armatimeve!”

Parada raportohet se u ndalua për rreth pesë minuta para se policia të ndërhynte duke larguar protestuesit nga vendndodhja.

“Një total prej 25 njerëzish u ndaluan. Demonstruesit u morën pa incidente në ndalim  tha në një deklaratë policia e New York.


Ndërsa rrjeti vendas ‘New York Post’ shkruante se gazetarët e saj dhe disa protestues u keqtrajtuan nga oficerët, duke u shtyrë në asfalt para se të prangoseshin.

Aktivistët kërkonin ndalimin e operacionit të Izraelit në Gaza, të nisur pas sulmit të Hamas brenda Izraelit në 7 tetor 2023, pas të cilit 44,330 palestinezë janë vrarë gjatë operacioneve të ushtrisë së Izraelit nga ajri e toka.

FOTO GALERI
1/3
Teksa brohorisnin “Palestina e Lirë,” protestuesit hapën një pankartë të madhe ku shkruhej “Mos celebro genocidin,” “Ktheni tokën,” dhe “Ndalo dërgesat e armatimeve!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA