Së fundmi reperi britanik Akala hodhi poshtë thashethemet për një romancë me Angelina Jolie.
Ndërsa mbërriti me Chanelle Newman, ai e prezantoi atë me të ftuarit si të dashurën e tij, duke i dhënë fund spekulimeve për marrëdhënien e tij me aktoren e Hollivudit. Sipas Daily Mail, Chanelle thuhet se është një mike e Jolie me burime që konfirmojnë se treshja kanë një lidhje profesionale.
Ndërkohë, sipas pretendimeve të People, Angelina dhe Akala nuk janë në lidhje. Ajo është mike me të dhe partneren e tij, Chanelle, e cila merr pjesë në evente me ta. Aludimet për një lidhje romantike mes Jolie dhe Akala filluan të qarkullojnë në maj, me raporte që sugjeronin se ata kishin më shumë se një vit. Dyshja u panë gjithashtu duke dalë nga një hotel në Venecia gjatë Festivalit të Filmit në Venecia.
Sipas medias, reperi ka qenë i pranishëm edhe në evente promovuese për filmin e Jolie Maria dhe markën e saj Atelier Jolie. Rikujtojmë se thashethemet për lidhjen e tyre u ndezën fillimisht kur këngëtari iu bashkua Jolie dhe vajzave të saj në Festivalin Letrar Calabash në Xhamajka, në maj 2023. Një dëshmitar pohoi në atë kohë Akala ishte shumë mbrojtës ndaj tyre. E njëjta media raportoi se dyshja u panë duke dalë nga një hotel në Itali gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia në gusht 2024.
Ndërkaq, pas më shumë se 8 vitesh që nga ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, aktorja duket se vazhdon të ndjejë pasojat e këtij divorci, duke ndryshuar radikalisht edhe mënyrën e saj të krijimit të marrëdhënieve dhe lidhjeve romantike. Jolie ka qenë gjithmonë një figurë e njohur për besimin e saj dhe aftësinë për të krijuar lidhje të forta, jo vetëm në jetën e saj personale, por edhe në filma. Ajo njihej për marrëdhëniet që kishte filluar me disa bashkëpunëtorë të saj në film dhe historia e saj me Brad Pitt ka qenë një nga më të njohurat.
Top Channel