Opozita ceremoni më vete në Vlorë me rastin e Pavarësisë, Noka: Kjo festë uroj të na gjejë ndryshe, më të bashkuar

28/11/2024 11:19

Deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike kanë vendosur sot kurora me lule të varri i Ismail Qemalit në Vlorë, të ndarë nga përkujtimet e bëra më herët nga Partia Socialiste.

Në një komunikim me gazetarët, Noka uroi festën e Pavarësisë duke thënë se uron që viti tjetër t’i gjëmë më të bashkuar dhe me një Shqipëri ndryshe.

“Të na gjejë më të bashkuar, me një Shqipëri ndryshe, të na gjej vitin tjetër pa krim, pa drogë, pa drejtësi të kapur…”, tha ai.

Ai ka komentuar edhe lirimin e Sali Berishës një ditë më parë, me vendim të GJKKO.

“Lirimi i Berishës erdhi si pasojë e zhvillimeve të vrullshme politike”, u shpreh ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA