Intervista e Luis Meçes, 14-vjeçarit të plagosur pas sherrit pranë shkollës “Fan Noli” nxiti debat në emisionin Top Story në Tiranë.
Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo është përplasur me Erion Ismailin, zëvendësdrejtor të Krimit në Tiranë.
Ismaili: Marseli, kushëriri i Luisit ka qenë pjesë e konfrontimit, ka qenë më i qetë nuk thotë në asnjë rast që ka pasur një person ( të dytë) me një thikë në ngjarje, prandaj thashë se dëshmitë janë shumë të rëndësishme.
Ismaili: Shoh deklaratën e babait që e ndryshon nga dita në ditë.
Gongo: Çfarë interesi ka që të gënjejë, që të shpikin një histori, mund të jenë emocione.
Ismaili: Varët kë dëgjojnë dhe shikojnë.
Gjithë jo zbutje, gjithë kjo trembje, mos ka ndodh diçka shqetësuese.
Gongo: Luisi është tërësisht ndryshe, ka qenë më i qartë, më në detaje, tashmë del që me komunikimin zyrtar bëhet me dije që viktima dhe i plagosuri kanë qenë ata që kanë shtrirë në tokë personin që ka goditur, ai ka reaguar duke përdorur thikën.
Ismaili: Kemi marrë një sërë dëshmish, kemi ripyetur persona, kemi panoramë të qartë të mekanizmit të kryerjes.
Top Channel