Ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, Begaj, Spiropali dhe Rama vendosin kurora me lule. I pranishëm edhe kryeministri Kurti

28/11/2024 10:18

Shqipëtarët nderojnë sot Ditën e Flamurit Kombëtar dhe kremtojnë 112 vjetorin e pavarësisë.

Si çdo vit, Vlora, qyteti simbol i kësaj date të shënuar mbarëkombëtare, mikpriti qindra qytetarë në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit, ku mori pjesë edhe Kryeministri Rama, i cili vendosi një kurorë me lule dhe u përkul në shenjë respekti pranë vendprehjes monumentale të Ismail Qemalit.

Personalitetet më  të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës; Presidenti i Republikës Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishin pjesë e festimeve që nisën në sheshin e Flamurit me Himnin Kombëtar dhe vijuan me homazhet e zhvilluara në nderim të përpjekjeve dhe sakrificave të patriotëve shqiptarë për pavarësi. Gjithashtu i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.

Dita e pavarësisë është një moment reflektimi dhe krenarie për të gjithë shqiptarët, ku vlerësohet historia, kultura dhe identiteti kombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA