Profesori në Florida gjen ‘prova’ se egjiptianët e lashtë përdornin pije haluçinogjene (fotot)

27/11/2024 18:37

Një profesor i universitetit të Florida, ‘USF’ ka analizuar një kupë balte egjiptiane 2,000-vjeçare dhe ka zbuluar se objekti i lashtë ka mbajtur një koktejl me cilësi psikodelike, të përdorura në “një ritual magjie”.

Gota egjiptiane Bes e dhuruar në 1984 për muzeumin e Tampa në Florida, është një nga të paktat në ekzistencë.

Në studimin e tij profesor Davide Tanasi tha për rrjetin Fox News se besimtarët egjiptianë Bes përdornin objekte të tilla në adhurimin e hyjnive të fertilitetit dhe lindjes së fëmijëve zakonisht pas martesave.

Tanasi dhe grupi i tij kishin gërvishtur pjesëza të vogla të vazos për t’i analizuar dhe në vend të gjurmëve të alkoolit që ata prisnin rezultoi diçka krejt tjetër.

Sipas studiuesve analizat kimike zbuluan se kupat kishin një përzierje me bazë alkooli me shije mjalti dhe farash të ndryshme dhe substancash medicinale bimore dhe lëngjesh trupore njerëzore, shtonte Tanasi.

“Kjo duket se ishte një përbërie magjike për të dehur dhe nxitur haluçinacione,” tha Tanasi për përzierjen e mundshme të kupës së lashtë.

“Në këtë pikë ne besojmë se substancat psikotropike të gjetura përdoreshin për rituale çiftimi. Këto praktika fetare përfshinin shpesh fjetjen e subjektit në një vend të shenjtë për të parë një ëndërr të caktuar, që mund t’i sillte atyre shërim ose një orakull, nje mësim të caktuar  ,” tha Tanasi per FoxNews.

“Edhe në kultin grek të Asklepios, besimtarët e sëmurë duhet të flinin në një tempull, ku pritej të vizitoheshin nga Zoti që t’i shëronte gjatë ëndrrave të tyre. Ëndrrat nxiteshin nga substancat (farmaka) që u jepeshin nga priftërinjtë. Kështu që studimi konfirmon praktikën për disa kultura të lashta”, shpjegonte më tej studiuesi.

FOTO GALERI
1/3
Gota egjiptiane Bes e dhuruar në 1984 për muzeumin e Tampa në Florida, është një nga të paktat në ekzistencë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA