Anija fatkeqe Sea Story e nisur nga porti egjiptian i Marsa Alam, për një lundrim pesë-ditor dha një sinjal emergjence pas disa orësh pas nisjes.
Tashmë 30 orë pas përmbysjes së saj tragjike në Detin e Kuq, grupet egjiptiane të shpëtimit thonë se kanë gjetur pesë turistë të gjallë, së bashku me trupat e katër viktimave nga rrënoja e jahtit .
Amr Halfi, guvernator i Detit të Kuq, tha se pa operacioneve të kërkimit janë gjetur të gjallë dy qytetarë belgë, një zvicerjan dhe një finlandez.
Anija kishte fillimisht 44 njerëz në bord, 31 prej të cilëve turistë dhe 13 anëtarë ekuipazhi.
Pas përmbysjes së anijes të hënën, zyrtarët kishin shpëtuar 28 njerëz, por ende mbetën të humbur nga ngjarja e rëndë.
Tashmë numri të mbijetuarve qëndron në 32, sipas rrjetit britanik The Mirror.
Ekuipazhi i anijes besohet se ishin të gjithë egjiptianë ndërsa turistët ishin të kombësive të ndryshme.
Hetuesit vendas ende nuk kanë publikuar atë që ka ndodhur saktësisht me anijen Sea Story, përveç raportimeve se në kohën e incidentit mjeti hasi në valë të mëdha që arrinin në 5 metra lartësi, shkruan The Mirror.
Top Channel