Modelja e rrjetit dënohet 10 vjet për komplotin e vrasjes me pagesë të rivaleve (fotot)

25/11/2024 17:42

Një grua nga Dallas, në shtetin amerikan të Texas është dënuar me 10 vjet burg për tentantivën e pajtimit të vrasësve për të eliminuar rivalen e biznesit të saj online.

35 vjeçarja Ashley Grayson, kishte prezencë të gjerë në rrjetet sociale dhe një biznes interneti shitjesh dhe kursesh biznesi.

Grayson e përshkruante veten si ‘bestseller’, krijuese kursesh e filantropiste.

Por në vitin 2021, Grayson pati një konflikt me një grua nga Southaven, Mississippi, që kishte një biznes rrjeti të ngjashëm me të sajin. Kjo grua ishte objektivi i vrasjes me pagesë që ajo përpiqej të organizonte.

Sipas raprotimeve u zbulua se në gusht 2022, Grayson i kërkoi një gruaje nga Memphis me të cilën kishte punaur në të shkuarën, të vinte në Dallas për të diskutuar “një mundësi biznesi.”

Gruaja në fjalë erdhi në Dallas dhe u takua me Grayson dhe bashkëshortin e saj Joshua.

Grayson i ofroi para çiftit nga Memphis që ata të vrisnin gruan nga Southaven, një ish të dashur të Grayson, si dhe një tjetër grua nga Texas që së fundmi kritikonte në rrjet Grayson. Ajo ofronte të paguante $20,000 për secilën vrasje.

Gruaja nga Memphis regjistroi një lidhje video ku Grayson iu kërkonte vrasjet dhe madje ofronte $5,000 shtesë nëse kryhej “brenda javës”.

Në korrik 2023, gjykata e lartë e Tennessee shpalli fajtore Grayson dhe bashkëshortin e saj për porositje të vrasjeve me pagesë, por më pas akuzat ndaj bashkëshortit të saj u tërhoqën.

Grayson mori dënimin 10 vjet  muajin që shkoi, që është dënimi maksimal për këtë lloj krimi.

“Ky është rasti i një krimi modern ku debatet online ose rivaliete të kota mbjellin urrejtje në jetën reale”, tha prokurori  Reagan Fondren. “E akuzuara kërkoi të pajtonte dikë për të vrarë dikë tjetër, për gjëra që ksihin ndodhur vetëm në intenret”, shtoi ai sipas rrjetitFoxNews.

FOTO GALERI
1/3
Grayson është dënuar me 10 vjet burg për tentantivën e pajtimit të vrasësve për të eliminuar rivalen e biznesit të saj online.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA