Jahti luksoz përmbyset në Detin e Kuq, 17 persona të zhdukur (fotot)

25/11/2024 18:01

Të paktën 28 njerëz u shpëtuan sot pasi barka turistike ‘Sea Story’ me 45 njerëz në bord, u fundos pranë qytetit bregdetar Marsa Alam.

Jahti turistik u përmbys tragjikisht mëngjesin e të hënës në Detin e Kuq teksa kërkimet vazhdojnë për të paktën 17 njerëz, përfshi dhe të huaj.

Barka mbante mes të tjerëve 31 turistë me kombësi të ndryshme dhe 14 vetë ekuipazh, njoftonin autoritetet.

Guvernatori Amr Hanafi shtoi se disa të mbijetuar ishin marrë me helikopter për t’i dërguar në spital.

Thirrja për ndihmë ishte dhënë nga mjeti i tragjedisë rreth orës 5:30 mëngjesin e sotëm, pasi ishte nisur nga porti Ghalib në Marsa Alam për t’u kthyer në Hurghada Marina më 29 nëntor.

Rrjeti Ahram Online, tha se ishin berë parashikime për det të trazuar të dielën e të hënën dhe nuk është e qartë si moti mjeti lejen për të lundruar.

Deti i Kuq është një destinacion i njohur turistik për brezat koralorë dhe botën detare nenujore, si dhe kontribuues i rëndësishëm në ekonominë e Egjiptit.

Por disa incidente janë regjistruar ndër vite, si zjarri në barkën turistike në 2023, që la tre viktima në Marsa Alam, shkruan rrjeti Al Jaseera.

FOTO GALERI
2/2
Guvernatori Amr Hanafi shtoi se disa të mbijetuar ishin marrë me helikopter për t’i dërguar në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA