Vizitori kopshtit zoologjik pagoi çmimin më të shtrenjtë kur nisi të provonte një ari me biskota orizi, pasi kafsha e kapi dhe e tërhoqi në kafazin e tij për ta ngrënë.
Jeta e 36-vjeçarit ka ndryshuar tërësisht pas episodit në tempullin e largët në Tailandë, ku ai pa ariun “dem” në një ndarje të vogël, i cili jetonte me komunitetin e murgjve.
Naiphum pa kafshën e fuqishme 250kg te rende dhe nisi ta ngacmonte duke i tundur ushqimin mbi kokë.
Por një mëngjes në kopshtin e Phetchabun ariu u ngrit në këmbët e pasme dhe e kapi vizitorin me nofulla duke e tërhequr poshtë.
Naiphum ra pa ndjenja dhe po tërhiqej në kafazin e ariut ku shpejt do t’i vinte fundi, po të mos ishte për ndërhyrjen e murgjve.
Naiphum me disa shokë kishin ardhur në tempullin Wat Luang Phor Lamai në gusht për të parë kafshët.
Murgjit mbajnë gjithashtu rreth 20 derra të egër bashkë me ariun e quajtur Bing, teksa këtë të fundit e lejojnë të ushqehet nga vizitorët.
Naiphum bëri gabimin të rovokonte ariun me bukën e orizit të cilën raportohet se ia ulte me anë të një litari.
Por kjo nuk i pëlqeu kafshës gjigante që e kapi vizitorin dhe e kaloi mbi barrierën e betonit.
Në pamje shihen momentet e tmerrit kur spektatorët ulërijnë, teksa ariu e tërheq dhe e kafshon burrin e kapur.
Një nga miqtë e Naiphum hyri në zonën e ariut dhe nisi ta godiste për t’i tërhequr vëmendjen, teksa të tjerët e ndihmuan të shpëtonin të riun.
Shërbimet e emergjencës erdhën më pas dhe dërguan të plagosurin në spital, ku është duke u rekuperuar dhe tashmë është i aftë të flasë, shkruan Daily Mail.
Murgu Bpae Permpoonsap tha për mediat: “Ariu është një nga kafshët që rritet nga ne. Burri kishte ardhur me disa shokë dhe po luanin me ariun, por ky i fundit e tërhoqi dhe e sulmoi duke e plagosur rëndë. Ai është me fat që mbijetoi dhe tashmë është në spital”./Daily Mail/
Top Channel