Terminali veriperëndimor i Tiranës, Veliaj inspekton punimet për stacionin e autobusëve të veriut

23/11/2024 15:00

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar punimet që po kryhen në terminalin veriperëndimor, ku do të stacionohen autobusët e furgonët qe vijnë nga veriu i vendit.

Ky investim i rëndësishëm për transportin ndërqytetas do të lehtësojë trafikun, por edhe do të ofrojë kushte më të mira për qytetarët që vijnë apo largohen nga Tirana. Me standardet e terminalit juglindor, ky terminal do të jete edhe më i madh në një hapësirë prej 10 mijë metra katrorë.

“Për këdo që ka parë terminalin jug-lindor, terminali veri-perëndimor do jetë i të njëjtit standard, por 3-4 herë më i madh, sa i takon sipërfaqes dhe volumit të pasagjerëve. Fillimisht, në këtë shesh-pushim të madh, do të bëjmë transferimin e autobusëve që janë pas shpinës sime. Do të ketë një rreth-rrotullim pa qenë e nevojshme të shkojmë tek ura e lumit të Tiranës, pra pa shkuar në Kodër-Kamzë, për t’u kthyer menjëherë këtu ku jemi, tek ajo që quhet zona e Malajzianit dhe zona e Spitaleve. Nuk do jetë një andrallë aq e madhe dhe trafik i panevojshëm në zonën e Kodër-Kamzës, përveçse atyre që, në fakt, do vazhdojnë nga Kodër-Kamza drejt Kamzës, e pastaj në veri të Shqipërisë”.

Veliaj përmendi rëndësinë e sinkronizimit mes terminalit të ri dhe hekurudhës, që po ndërtohet.

“Na duhet një bashkëpunim, që pasi të mbarojmë punë dhe të kemi kryer transferimin, të bëjmë edhe lidhjen me terminalin e trenit. Binarët janë në proces vendosje dhe në momentin që këto të dyja kanë një sinkron dhe mbarojnë pothuajse në të njëjtën kohë, atëherë do të jetë e mundur të përdoret aeroporti, porti, terminali multimodal, ku do vendosen edhe taksitë, edhe transporti i qytetas i Tiranës, bashkë me terminalin e trenit; pas kësaj mund të themi se kemi krijuar një portë të Tiranës moderne”.

Veliaj e cilësoi këtë projekt si një fitore për publikun dhe një shembull të mbrojtjes së territorit publik nga abuzimet e së shkuarës., ndërkohë Bashkia e Tiranës ka marrë masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve brenda qytetit përmes transportit urban.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA