Liga e Kombeve ka luajtur ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme, ku 8 ekipe kombëtare zbritën në fushë në orën 18:00.
Sfida me më shumë rëndësi për Shqipërinë, ajo e Grupit B1 mes Gjeorgjisë dhe Ukrainës në Batumi, përfundoi në barazim 1-1. Sfida nisi mjaft mirë për ukrainasit, që kaluan në avantazh në minutën e 7’ falë një autogoli të Kvirkvelia, por baraspesha u rikthye në minutën e 76’ nga Mikautadze. Kështu që çdo gjë vijon të jetë e hapur dhe e balancuar në grupin ku bënë pjesë dhe Kombëtarja shqiptare.
Tjetër sfidë me rëndësi ishte ajo mes Turqisë dhe Uellsit në Grupin B4, me turqit që nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola, duke shpërdoruar dhe një penallti në minutat e fundit, teksa tashmë llogaritë për t’u ngjitur në Ligën A do t’i duhet t’i bëjë në sfidën e fundi. Në këtë grup, Mali i Zi “preu” biletën për në Ligën C pas disfatës në shtëpi 0-2 me Islandën.
Moldavia arriti një fitore të rëndësishme 0-1 me Andorrën, duke siguruar ngjitjen për në Ligën C, teksa në këtë Ligë, Azerbajxhani barazoi më herët pa gola përballë Estonisë.
REZULTATET:
LIGA B
GRUPI 1
GJEORGJI 1-1 UKRAINË
GRUPI 4
TURQI 0-0 UKRAINË
MALI I ZI 0-2 ISLANDË
LIGA C
GRUPI 1
AZERBAJXHAN 0-0 ESTONI
LIGA D
GRUPI 2
ANDORRA 0-1 MOLDAVI
Top Channel