Një anije e dyshuar si spiune ruse është shoqëruar sot jashtë detit të Irlandës nga marina angleze, gjatë patrullimeve mbi zonën detare me infrastrukturë kritike të energjisë dhe kabllove të internetit, shkruanin mediat perëndimore.
Mjeti detar rus Admiral Golovko ishte pikasur dje në ujërat në veri të Dublinit dhe më herët nga marina e vendeve evropiane duke kaluar në ngushticën e Anglisë e Francës.
Luftanija irlandeze LÉ James Joyce e kishte shoqëruar atë sot jashtë zonës ekskluzive ekonomike irlandeze teksa mjetet ajrore monitoronin lundrimin e saj drejt jugut, shkruan rrjeti britanik The Guardian.
Prezenca e anijes ruse ngritje shqetësime për sigurinë e kabllove lidhëse të internetit mes Anglisë e Irlandës që sigurojnë trafikun global të internetit, teksa selitë kryesore të Google e Microsoft, kanë qendrat e tyre evropiane në Irlandë.
Zhvillimi vjen teksa një ditë më parë avionët britanikë u ngritën për të monitoruar një mjet ajror rus zbulimi që po fluturonte pranë hapësirës ajrore britanike, tha ministria e mbrojtjes e Londrës.
Edward Burke, asistent profesor historie ne ‘University College’ në Dublin, tha se situata ishte shqetësuese.
“Rusia mund të jetë duke hetuar sistemet e mbrojtjes së Evropës Perëndimore, Irlanda duhet të shtojë mbrojtjet detare ose të forcojë bashkëpunimin me Evropën”, tha ai, sipas The Guardian.
Sipas informacioneve forcat irlandeze monitoronin mjetin rus me anë të dronëve për të kuptuar veprimet e saj.
Frikat e sabotazhit të mundshëm në Evropë janë ngritur në disa raste që prej incidentit të pasqaruar të shpërthimit të gazsjellësve në detin Balltik nga Rusia drejt Gjermanisë nje vit më parë.
Zyrtarisht mjeti rus Yantar po kryhen kërkime oqeanografike dhe ka kapacitete shpëtimi nënujor.
Mjeti zoterohet nga ministria ruse e mbrojtjes por operon veçmas marinës.
Ajo mund të dislokojë nëndetëse të thellësive të mëdha dhe kjo ngriti shqetësimin për kabllot që sigurojnë trafikun e internetit në Evropë, sipas analistëve të Navy Lookout. Gjithsesi ata thonë se misioni duket se ka të bëjë më shumë me mbledhje inteligjence sesa sabotazh.
Yantar lundronte bashkë me anijen Golovko dhe një çisternë furnizuese, Vyazma, të cilat ishin monitoruar gjatë rrugëtimit të tyre detar./TheGuardian/
Top Channel