Trupi i turistes amerikane gjendet në valixhe pas zhdukjes në Budapest (fotot)

15/11/2024 15:37

Trupi i një turisteje 31 vjeçare amerikane të zhdukur gjatë qëndrimit në kryeqytetin hungarez është gjetur në një valixhe te hedhur ne pyll, pas dyshimeve se është vrarë nga një burrë me të cilin ishte njohur aty.

Mackenzie Michalski e cila po qëndronte prej disa ditësh në Budapest, u deklarua e zhdukur para se trupi i saj të gjendej rreth 100 milje larg kryeqytetit.

31-vjeçarja nga Portland, Oregon, ishte hedhur në një pyll pranë liqenit Balaton rreth dy orë larg me makinë nga Budapesti.

Policia që hetonte zhdukjen e Michalski arrestoi një burrë nga Irlanda një ditë pas zhdukjes së saj, i cili më pas pranoi vrasjen, duke thënë se ishte ‘një aksident’.

Michalski kishte postuar në rrjet foto të gëzueshme disa orë para zhdukjes, teksa zbavitej në baret e qytetit.

Në kamerat e sigurisë ajo ishte regjistruar duke kërcyer me irlandezin e arrestuar, i cili më pas tha se e ndjera kishte vdekur gjatë seksit.

Por policia tha se ai e kishte vrarë, për arsye ende të paqarta.

“Autori është përpjekur të fshehë ngjarjen, ai ka fshehur trupin e vajzës në një dollap dhe më pas shkoi të blente një valixhe.

I arrestuari kishte bërë kërkime në internet të tipit “si të largosh erën e trupit të kalbur” dhe gjithashtu “sa e ndershme është policia në Budapest?”.

Më herët ish-i dashuri i të ndjerës pretendonte se ajo ishte “rrahur, përdhunuar e vrarë” nga i dyshuari, shkruan rrjeti DailyMail.

Kenton Reichen kishte qenë në një lidhje prej gjashtë vjetësh me të ndjerën por ishin ndarë kohët e fundit.

Prindërit e shtangur të Michalski janë tashmë në Budapest për të ndjekur ngjarjen e rëndë.

Miqtë e saj shkruanin në homazhe se e reja “do të mbahet mend gjithmonë si jë vajzë që i kushtohej ndihmës ndaj të tjerëve dhe përmirësimit të botës”.

Ata shtonin: “Shpirti i Kenzie është tashmë në paqe, kujtimi e trashëgimia e saj do të rrojnë në zemrat tona”.

Një ceremoni kujtimi u mbajt më herët në Budapest, ku babai i saj Bill Michalski, tha për rrjetin The Associated Press se “ende nuk i kontrollojnë dot emocionet”.

“Nuk e di arsyen përse kjo të ndodhte. Ende po përpiqem të kuptoj këtë që ndodhi, nuk e di nëse do t’ia dal ndonjëherë”.

Ai shtonte se vajza kishte ardhur dhe herë të tjera në Budapest dhe e preferonte shumë qytetin.

Ambasada amerikane po ndihmon familjarët me procedurat dhe kthimin e trupit të të ndjerës, shkruan The Sun.

FOTO GALERI
1/5
Mackenzie Michalski e cila po qëndronte prej disa ditësh në Budapest, u deklarua e zhdukur para se trupi i saj të gjendej rreth 100 milje larg kryeqytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA