Vetëvaret 15-vjeçarja në Shkodër, policia: U transportua në spital, por nuk ia doli

13/11/2024 21:43

Një 15 vjeçare është gjetur e vetëvaruar në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skenderbeg, mbrëmjen e sotme. Ende nuk dihen shkaqet qe kanë çuar 15 vjeçaren të kryeje ketë akt të rendë ndërsa familjarët e kanë gjetur të varur dhe pa shenja jete.

“Më datë 13.11.2024, rreth orës 20:00, në urgjencën e Spitalit Shkodër është sjellë nga familjarët një shtetase e mitur rreth 15 vjeçe, e cila dyshohet se ka tentuar të vetëvarej në banesë. E mitura 15 vjeçare ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, bën me dije policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA