Lufta në Lindjen e Mesme, reagon Trump: Nuk do të ketë tarifa në Ngushticën e Hormuzit gjatë armëpushimit, por nëse nuk arrihet marrëveshja… Franca dhe Britania do të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme për të ndaluar agresionin rus, thanë presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer.
Të dy liderët morën pjesë në festimet e Ditës së Armëpushimit, pra përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Paris.
Sipas BBC, Macron ftoi personalisht kryeministrin britanik, me rastin e 120-vjetorit të Antante Cordiale, Mirëkuptimi i Përzemërt midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, i cili hapi rrugën për një bashkëpunim më të madh diplomatik midis dy vendeve.
Në një deklaratë nga Pallati Elysee, të dy udhëheqësit riafirmuan angazhimin e tyre “për të mbështetur Ukrainën në mënyrë të palëkundur dhe për aq kohë sa është e nevojshme për të penguar luftën e agresionit të Rusisë “.
Megjithatë, të dy udhëheqësit nuk thanë nëse do ta lejonin Ukrainën të përdorte raketat “Storm Shadow” për sulme brenda territorit rus. Kujtohet se SHBA nuk i ka dhënë leje Ukrainës që të përdorë armët e veta brenda territorit rus për të mos përshkallëzuar krizën.
E gjithë kjo vjen në kohën e ndryshimit të afërt në Shtëpinë e Bardhë dhe inaugurimit në janar të Donald Trump, i cili i ka kërkuar palës ruse të mos e përshkallëzojë luftën.
Top Channel