Padyshim Eva Alikaj është një nga aktoret më të dashura shqiptare për të gjitha brezat.
E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Alikaj foli për prapaskenat dhe rolin e saj më unik, atë të Elsës te komedia “Pallati 176”.
Ajo rrëfeu se gjatë skenës kur babai (në rol) e pyet nëse donte të fejohej apo jo, aktorët nuk mbanin dot gazin pas përgjigjes së saj.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Si u ndjeve kur u bërë e famshme?
Eva Alikaj: Nuk kisha si ta dija që këtë famë të madhe. Ku e dija që unë që e shinin me qindra herë “Pallatin”.
Sy të pëlqeu që të zgjodhën për këtë rol?
Eva Alikaj: Jo shumë, pasi nuk ishte shumë i skalitur roli im. Thashë çfarë t’i bëj që ta bëj me kripë. Kur jam pyetur do të fejohesh dhe kam thënë po, unë e dija sa duhet të përdridhesha. Që të ishte komike. Kur kam bërë unë këtë, babai dhe mamaja ime në rol nuk mbanin dot gazin për herë të parë.
I kë dhënë shumë jetë rolit.
Eva Alikaj: Po shumë. Kështu kam qenë edhe me familjen time.
Top Channel