Donald Trump ka shpallur që Susie Wiles, bashkëmenaxherja e fushatës së tij të rizgjedhjes, si shefe e tij e kabinetit:
“Susie Wiles sapo më ndihmoi të arrij një nga fitoret më të mëdha politike në historinë amerikane dhe ishte një pjesë integrale e fushatave të mia të suksesshme të 2016 dhe 2020. Susie është e fortë, e zgjuar, inovative dhe gëzon respekt e admirim universal. Ajo do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për ta bërë Amerikën të madhe përsëri. Është një nder i merituar që Susie të jetë e para shefe e kabinetit femër në historinë e Shteteve të Bashkuara. Nuk kam asnjë dyshim se ajo do ta bëjë vendin tonë krenar.”
Wiles njihet gjerësisht, si brenda ashtu edhe jashtë rrethit të ngushtë të Trump-it, për drejtimin e një prej fushatave më të disiplinuara dhe të mirëorganizuar, dhe shihej si kandidatja kryesore për këtë pozicion. Ajo e shmangu kryesisht vëmendjen, madje refuzoi të fliste ndërsa Trump festonte fitoren e tij herët në mëngjesin e së mërkurës.
Punësimi i Wiles është vendimi i parë i madh i Trump si president i zgjedhur dhe mund të jetë një provë përcaktuese për administratën e tij të ardhshme, pasi ai duhet të ndërtojë shpejt ekipin që do të ndihmojë në drejtimin e qeverisë federale. Wiles nuk sjell përvojë në qeverisje, por ka një marrëdhënie të ngushtë me presidentin e zgjedhur.
Ajo arriti të bënte atë që pak të tjerë kanë mundur: ta kontrollonte impulsivitetin e Trump-it – jo duke e qortuar ose duke i dhënë mësime, por duke fituar respektin e tij dhe duke i treguar që do të ishte më mirë nëse ndiqte këshillën e saj sesa ta shpërfillte atë.
Top Channel