“Nuk kam nevojë ta përkrah, por…”/ Françeska Murati zbulon gjithçka mbi marrëdhënien e Princ Lekës me Blerta Celibashin

08/11/2024 16:46

Ish-banorja e Big Brother Vip, Françeska Murati ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Nryshe” në Top Albania  Radio. 

Françeska Murati, e ka zgjeruar së fundmi shoqërinë e saj edhe me familjen mbretërore në Shqipëri, ku shpesh ajo është parë e ftuar në festat e organizuara nga Princ Leka apo edhe ka ftuar ata në ditëlindjen e djalit të saj.

Por ja çfarë ka zbuluar ajo për marrëdhënien e Princit dhe Blerta Celibashit, partneres së tij të re.

“Nuk kam nevojë ta përkrah Blertën, ajo ka vlerat e veta. Është një super vajzë. Dhe kjo është një gjë e sinqertë. Ata janë aq të lumtur dhe duhen aq shumë sa njerëzit ta kuptojnë se sa shumë duhen dhe sa shumë kujdesen për njëri-tjetrin dhe sa shumë të lumtur që janë bashkë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA