Kriza mes Ukrainës dhe Polonisë thellohet, Zelensky kthen urdhrin më të lartë shtetëror pas deklaratave të presidentit polak
Kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Në një postim në rrjetin social X, kreu i qeverisë shkruan se ishte një nder i madh të punonte me Joe Biden për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Amerikës.
Më tej ai thekson se mezi pret me privilegjin më të madh të punojë me Presidentin e 47-të të Amerikës, Donald Trump, për të përmirësuar partneritetin për paqe, prosperitet, dhe përparim të mëtejshëm mes dy vendeve.
“Urime Donald Trump për këtë fitore të jashtëzakonshme
Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Pres me padurim të kem privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm.”, shkruan Rama.

Top Channel