Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër 21/10 22:58
Karrige të boshatisura, flamuj dhe sende të hedhura në tokë është gjithçka që mbeti nga skena ku ishte planifikuar të mbante fjalim kandidatja demokrate, Kamala Harris.
Nënpresidentja shtyu fjalimin e saj, teksa garën për Shtëpinë e Bardhë e kryeson me një avantazh të thellë kandidati republikan, Donald Trump. Qindra mbështetës që ishin mbledhur të dëgjonin fjalimin, shpërthyen në lot për humbjen e pritshme dhe më pas u larguan nga skena në Universitetin Howard.
Top Channel