Vota e shqiptarëve, studiuesi Auron Tare voton në Boston: Situata është e qetë
05/11/2024 21:37
Për presidentin e SHBA nuk votojnë vetëm mijëra shqiptarë që jetojnë aty, por edhe ata që posedojnë pasaportë amerikane, por jetojnë në Shqipëri.
Një ndër ta është studiuesi Auron Tare, i cili ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Bostoni për edicionin qendror të lajmeve në Top Channel.
“Unë votova, situata është shumë e qetë. Këtu ku jam unë në këtë fshat të vogël në veri të Boston, ka lëvizje për të votuar.
Të dy kampet janë ndarë për Trump dhe Harris, të cilët në një farë mënyrë bëjnë thirrje për votuesit që të votojnë për kandidatët që mbështesin ata”- u shpreh Auron Tare nga Boston.
Top Channel