Rusia humb territor në Ukrainë për herë të parë që nga viti 2023, forcat ukrainase fitojnë qindra kilometra në Zaporizhia, Kharkiv dhe Donjetsk Ngjarja dramatike në një tubim të Donald Trump në Pensilvani, ku ish-presidenti mbeti i plagosur në vesh, ka ripërtërirë interesin për parashikimet e frikshme të Baba Vanga, një e moshuar e verbër nga Bullgaria, e cila dikur kishte parathënë se jeta e ish-presidentit amerikan do të ishte në rrezik.
Atentatori, i identifikuar nga FBI si Thomas Matthew Crooks nga Bethel Park, të Pensilvanisë, arriti të qëllojë të shtëna të shumta, njëra prej të cilave gjakosin veshin e djathtë të Trump. Shërbimi Sekret raportoi se Crooks u qëllua për vdekje nga sigurimi, ndërsa një mbështetës i Trump humbi jetën teksa përpiqej të mbronte familjarët e tij.
Baba Vanga, e cilësuar shpesh si “Nostradamusi i Ballkanit’”, kishte një reputacion për të bërë parashikime befasuese. Pavarësisht se vdiq në vitin 1996, profecitë e saj vazhdojnë të intrigojnë dhe alarmojnë shumë njerëz. Ndër parashikimet e saj të shumta, Vanga kishte parashikuar se jetët e Vladimir Putin dhe Donald Trump ishin në rrezik.
Sipas parashikimeve të Baba Vanga-s, Trump do të përballej me një sëmundje misterioze që do ta linte të shurdhër dhe do të vuante nga një tumor në tru. Ndërsa Trump nuk i ka përjetuar këto çështje specifike shëndetësore, atentati që iu krye disa muaj më parë, i shton një shtresë rrëqethëse profecisë së saj se jeta e tij është në rrezik.
Top Channel