Një oficer i mbrojtjes izraelite, IDF, është arrestuar si pjesë e hetimit për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara (sekrete) nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Pas këtij arrestimi, shkon në pesë numri i të dyshuarve.
Dokumentet e zbuluara thuhet se janë hartuar nga Hamasi dhe kanë formuar bazën e një artikulli në gazetën Jeëish Chronicle me bazë në Londër, i cili sugjeronte se organizata palestineze po planifikonte të merrte pengjet nga Gaza përmes Egjiptit, si dhe për një artikull në gazetën gjermane Bild që thoshte se Hamasi po vononte bisedimet e pengjeve si një formë e luftës psikologjike kundër Izraelit.
Materiali i rrjedhur nuk u gjet nga forcat IDF në Gaza, por u zbulua përmes “një lloj inteligjence”, ende të paidentifikuar. Rasti po merret seriozisht nga prokurorët pjesërisht sepse rrezikon t’i zbulojë Hamasit metodat kryesore të mbledhjes së inteligjencës.
Top Channel