Kamala Harris është përpara Donald Trump në Ioa në garën për president të SHBA. Sipas anketës “Des Mone” Harris ka 47% të preferencave kundrejt 44% të miliarderit.
Sipas parashikimeve të votave të New York Times dhe Siena College, ish-presidenti përmirësoi pozicionin e tij në Pensilvani, një nga shtetet e luhatura, duke arritur mbështetjen në 48%.
Trump i kritikon sondazhin në Iowa. “Çdo cikël ka një sondazh idiot”, u tha gazetarëve në Greensboro Jason Miller, një këshilltar i lartë i fushatës së Trump, në përgjigje të një pyetjeje të CNN. Stafi i Fushatës së Trump më pas lëshoi një deklaratë zyrtare duke e quajtur sondazhin e ri “një anketë të qartë pro Harrisit”.
Ndërkaq, zyrtari i lartë rus, Dmitri Medvedev deklaroi se “Trump mund të bëhet Kenedi i ri”.
“Zgjedhjet në SHBA nuk do të ndryshojnë asgjë për Rusinë dhe nuk mendoj se ai mund ta ndalojë luftën në Ukrainë. Nëse Trump vërtet do ta bënte këtë, atëherë mund të bëhet Kennedy i ri”. Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedev, shkroi këtë në Telegram, duke iu referuar ish-presidentit amerikan John Fitzgerald Kennedy i cili u vra në Dallas në vitin 1963. Më pas Medvedev e përkufizoi kandidaten demokrate Kamala Harris si “budallaqe, pa përvojë dhe impulsive”.
Top Channel