“Të rinjtë bëhen trans për të përfituar privilegje”/ Kandidati i Trump për zv. president: U ndërgjegjësova për vaksinën pas efekteve anësore që pësova (fotot)

02/11/2024 18:07
Senatori JD Vance

Bashkë-kandiduesi i Trump për postin e zv. presidentit, senatori JD Vance jepte dje mesazhe anti-vaksina në një intervistë në rrjet me Joe Rogan, ku tha gjithashtu se të rinjtë po bëhen ‘trans’ për të përmirësuar shanset në sporte e aktivitete shoqërore.

Vance shtonte se “ishte ndërgjegjësuar” pas efekteve anësore që pësoi nga vaksina Covid.

Gjatë bisedës tre-orëshe në programin “Joe Rogan Experience” i cili ka një audiencë disa milionëshe në rrjet, Vance i shprehu Rogan dyshimet e tij për vaksinat.

Por kritikët shprehnin skepticizëm pasi programi njihet për ‘teori konspiracioni’ mbi vaksinat dhe pretendime të tjera kundër narrativës zyrtare, te cilat kandidati mund t’i shfrytëzonte per voten.

Vance tha mes të tjerash në program, se ishte sëmurur disa herë me Kovid por “ishte ndërgjegjësuar” pas efekteve anësore që kishte pasur nga një prej vaksinave, pa identifikuar tipin.

“Ne nuk na lejohet as të flasim për faktin se sa sëmurë kam qenë për dy ditë pas vaksinës, më keq se me kovid”, tha ai.

Komentet e Vance ranë në sy në media pasi bashkë-kandiduesi i tij, ish presidenti Donald Trump, ka folur në mënyrë të papërcaktuar për vaksinat, edhe pse fillimisht i ka promovuar ato në kohën e sëmundjes, duke i quajtur “arritje e madhe,” por shtonte se njerëzit duhet të zgjedhin vetë e jo të detyrohen t’i bëjnë, shkruan rrjeti vendas ABCNews.

Komenet e Vance me Rogan vijnë pasi kandidati i tërhequr tashmë nga gara, Robert F. Kennedy Jr., prej vitesh ka folur kundër vaksinave duke i quajtur “të dëmshme” për njerëzit.

Kennedy Jr eshte tashme këshilltar i Trump dhe besohet se përgatit për në postin e sekrearit të shëndetësisë kirurgin anti-vaksinë nga Florida, Joseph Ladapo.

Komentet e fundit nga Vance e Kennedy mund të sinjalizojnë se administrata e mundshme Trump do të tërheqë besimin nga vaksinat, shkruan ABCNews.

Një sondazh i fundit i 2024, nga rrjeti Gallup tregon se gjithnjë e më pak amerikanë kanë besim te vaksinat e fëmijërisë, pasi vetëm 40% besonin se është e rëndësishme të vaksinojnë fëmijët, shifër që qëndronte në 58% në 2019, dhe 64% në vitin 2001.

Nëintervistën e Vance me Rogan, i pari gjithashtu pretendonte se të rinjtë po bëhen transgjinorë për të përfituar nga privilegjet e ofruara për këtë kategori me programe si “diversiteti, përfshirja, shkollat e tipit Ivy League” e të tjera.//ABCNews/

FOTO GALERI
1/5
Vance shtonte se "ishte ndërgjegjësuar" pas efekteve anësore që pësoi nga vaksina Covid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA